Sfida e Javës – 5 minuta për veten
Shpesh kujdesemi për të tjerët dhe e harrojmë veten. Kjo sfidë është e thjeshtë:
Çdo ditë këtë javë, merr 5 minuta vetëm për veten.
Mund të jetë çfarëdo që të sjell qetësi ose gëzim: një shëtitje e shkurtër, pak stretching, frymëmarrje e thellë, një shkrim në ditar apo një filxhan kafeje pa nxitim.
💬 Shkruaj në komente:
Çfarë bëre sot për veten?
Si të bëri të ndihesh?
Le ta frymëzojmë njëra-tjetrën me ide të vogla që sjellin ndryshime të mëdha. ✨