Programe palestre per nënat

Qëndro e fortë. Lëviz lirshëm. Mbështet trupin tënd në çdo hap të shtatzënisë.

Fit në Shtatzëni & Ushqyerja për Mamat
€35.00

🌸Ky plan është krijuar për të ndihmuar nënat të qëndrojnë aktive, të lëvizin me siguri dhe të përforcojnë trupin gjatë çdo muaji të shtatzënisë.

🌸Ushtrimet mund të zhvillohën ne shtëpi.

🌸Ushtrimet janë të buta, të sigurta dhe ndihmojnë me qendrueshmëri, qarkullim më të mirë dhe reduktim të dhimbjeve të shpinës dhe të legenit.

🌸Udhëzuesi ushqimor mbështet shëndetin e nënës dhe zhvillimin e foshnjës përmes vakteve të balancuara dhe ushqimeve të rekomanduara.

🌸 7 ide per cdo vakt.

🌸Plani fokusohet në energji, mirëqenie, qetësi dhe vetëbesim për ta bërë shtatzëninë më të lehtë dhe më të bukur.

🌸Qëllimi nuk është humbja e peshës, por kujdesi i plotë për trupin, mendjen dhe bebin — me çdo hap të marrë me dashuri dhe siguri.

Prenatal Forcë- Mobility & Ushqyerja për Mamat
€35.00

🌸 Ky program ndihmon nënat të ndërtojnë forcë të butë dhe mobilitet të sigurt për të përballuar ndryshimet fizike të shtatzënisë.

🌸Ushtrime të sigurta në palestër për forcë funksionale

🌸Ushtrimet reduktojnë tensionet, përmirësojnë qarkullimin dhe përgatitin trupin për lindjen.

🌸Çdo lëvizje është menduar duke respektuar stabilitetin, balancën dhe nevojat e trupit gjatë shtatzënisë.

🌸Udhëzuesi ushqimor mbështet energjinë, sistemin imunitar dhe zhvillimin e bebit përmes zgjedhjeve të thjeshta e të shëndetshme ditore.

🌸7 ide për çdo vakt (pjesë e udhëzuesit të ushqyerjes)

🌸Fokusimi kryesor është një shtatzëni aktive, e qetë dhe e sigurt — pa stres, pa presion dhe pa asnjë synim për humbje peshe.

Nutricioni në shtatëzëni
€20.00

🌸 Udhëzuesi Premium i Ushqyerjes për Gratë Shtatzëna

Ky udhëzues është krijuar për nënat që duan të ndihen të sigurta, të informuara dhe të fuqizuara. Brenda tij do të gjesh udhëzime të qarta dhe të thjeshta për atë që duhet të hash, çfarë të shmangësh dhe si ushqimi ndikon drejtpërdrejt në rritjen e bebit dhe mirëqenien tënde hormonale.
I bazuar në rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, ky material të ndihmon të krijosh vakte të balancuara, të ulësh rrezikun e komplikimeve dhe të kesh një shtatzëni më të shëndetshme — pa stres dhe pa konfuzion.