FUQI, QETËSI DHE MIRËQENIE PËR ÇDO GRUA
MPower është një platformë e krijuar për të fuqizuar vajzat dhe gratë të jetojnë me forcë, vetëbesim dhe mirëqenie të plotë. Ne besojmë në shëndetin holistik – mendor, emocional dhe fizik – dhe ofrojmë mjete, informacion dhe mbështetje për t’i ushqyer të tre këto dimensione.
Me programe stërvitore të sigurta dhe të përshtatura për çdo grua, si edhe me edukim dhe komunitet mbështetës, MPower nuk është thjesht për transformim fizik, por për një ndryshim të brendshëm që të bën të ndihesh më e fortë, më e sigurt dhe më e lidhur me veten tënde.
Këtu, ti nuk je vetëm. Je pjesë e një udhëtimi fuqizues që ndërtohet bashkë.
FillO sot udhëtimin tënd
Kujdesi Psikologjik
Lundro në një seri informacioni për të kuptuar më shumë rreth vetes dhe ambientit rreth e rrotull me qëllim fuqizimin psikologjik.
Kujdesi Emocional
Navigo emocionet, përjetimet dhe botën tënde të gjerë emocionale me qëllim fuqizimin tënd emocional.
Kujdesi Fizik
Një mendje e shëndoshë në një trup të shëndoshë. Bëhu versioni më i mirë i vetes tënde.
Kujdesi fizik
Fillo rrugëtimin tënd drejt përmirësimit fizik
Programe work-out
Si trajnere personale e certifikuar, kam krijuar plane ushtrimesh që i përshtaten kujtdo – pavarësisht nivelit apo qëllimit. Qoftë për forcë, tonifikim, humbje peshe apo energji më të madhe, këto plane janë të dizenjuara për të të udhëhequr hap pas hapi drejt rezultateve.
programe workout për nënat
Shëndeti yt gjatë dhe pas shtatzënisë është thelbësor. Këto plane janë krijuar posaçërisht për të ndihmuar nënat të qëndrojnë aktive, të ndihen mirë në trupin e tyre dhe të rikuperohen me siguri.
Partnership & Collaboration
Së bashku për një ndikim më të madh.
Unë besoj se ndryshimi i vërtetë ndodh kur bashkojmë forcat. Duke bashkëpunuar me marka dhe kompani që ndajnë të njëjtën pasion për shëndetin mendor, emocional dhe fizik të grave, ne mund të arrijmë më larg, të frymëzojmë më shumë dhe të fuqizojmë gratë në çdo etapë të jetës. Le të ndërtojmë diçka domethënëse — së bashku.